“Berisha e Meta përdorën Kullën, për ‘fakenews-in’ për mbetjet toksike”/ Reagon Rama: Çfarë shëmtie! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun

03/10/2020 10:12

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zbardhjes së dokumenteve nga “Gazeta Shqip” të mashtrimit të madh të vitit 2017, ku ministria e Brendshme Italiane akuzonte Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakenews që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë.

“Pakti plehrave, Hetime mes Italisë dhe Shqipërisë” ishte titulli shkrimit të portalit Italian Pianeta Italia News më 4 Mars 2017, nga ku ngrihej pretendimi se mafia italiane kishte sjellë në Shqipëri 1400 kontetinerë me mbetje toksike.

Shkrimi rezultoi si një ndër lajmet e rreme prodhuar për Shqipërinë vitet e fundit. Ky lajm u aplifikua nga opozita e cila atë kohë ishte kishte ngritur një çadër përpara kryeministrisë.

Gazeta Shqip online publikoi një korrespondencë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare nga ku del në pah e gjithë skema e porositjes dhe pagesës së këtij lajmi. Policia italiane shpjegon se  gjithçka ishte një sajim që u krye në bashkëpunim të ish-senatorit italian, Sergio de Gregorio dhe mikut të tij shqiptar Ilir Kulla. Në hetime thuhet se projekti që u zbatua nga Ilir Kulla, bëhej për llogari të Sali Berishës. Shkresa e Policisë Krimianle italiane, thekson se Kulla, edhe pse vepronte për llogari të Berishës, ishte në dispozicion të Ilir Metës (në atë kohë kryetar i Kuvendit dhe aleat i Ramës në qeveri). Pas publikimit  të gazetës Shqip reagoi kryeministri Edi Rama i cili thotë:.

“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar. Pa atdhe. Pa din. Pa Iman”

Nuk vonoi kundërpërgjigja e zëdhënësit të presidentit Ilir Meta.

“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë. Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.”

Top Channel