Legjenda e skuadrës së Romës në Itali, futbollisti Francesco Totti i ka bërë një vizitë një vajze 19-vjeçare të cilën kishte ndihmuar të zgjohej nga gjendja e komës, njoftonte spitali Gemelli në Romë.

Ilenia Matilli ishte shtruar që prej dhjetorit kur i mbijetoi një aksidenti me makine, ku shoqja e saj e ngushtë humbi jetën.

Spitali tha se Matilli e Totti kaluan gati një orë së bashku. Ata shtonin se Totti kishte luajtur “rol kyç” për të ndihmuar që Matilli të zgjiohej nga gjendja e komës pasi kishte treguar shenja jete kur u luajt një video-mesazh i futbollistit.

“Jepi forca, mos u dorëzo,” shprehej Totti, i cili është tërhequr nga futbollisti në 2017.

Matilli kishte shkruar në tabelën me të cilën komunikonte se dëshironte të takohej personalisht me Totti, i cili i plotësoi dëshirën kësaj jave.

“Dua të shoh të dalësh sa më shpejt nga spitali dhe të rifillosh jetën,” citohej t’i kishte thënë Totti adoleshentes Matilli, e cila mbante veshur një bluzë të skuadrës së Romës gjatë takimit të tyre.

Luca Padua, drejtori i rehabilitimit neorologjik në spitalin Gemelli, tha se përdorimi i tingujve.

Muzikës dhe pamjeve në mure kishin kontribuar në zgjimin e Matilli nga gjendja e komës. Sipas mediave Matilli kishte luajtur futboll për skuadrën e femrave të Lazio, që janë rivalët e ashper të Romës.

Totti ka luajtur 750 ndeshje për skuadrën e Romës duke shënuar 300 gola dhe ka fituar këpucën e artë evropiane në 2007, pas fitores së kupës së botës me Italinë në 2006.

FOTO GALERI
2/5
Ilenia Matilli ishte shtruar që prej dhjetorit kur i mbijetoi një aksidenti me makine

Top Channel