26/11 11:52
Filipinet në 24 orët e fundit kanë regjistruar mbi 3 mijë raste të reja me koronavirus, theksuan sot zyrtarët.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 307.288.
Me 37 viktima tjera, numri i të vdekurve po ashtu u rrit në 5.381.
Gjithsej 252.665 pacientë janë shëruar.
Virusi vdekjeprurës po ashtu u përhap në policinë filipineze pasi 61 policë tjerë rezultuan pozitivë për COVID-19. Me këtë, infeksionet në forcën e policisë janë rritur në 5.812, sipas mediave të drejtuara nga shteti
Deri më tani, 17 policë kanë vdekur për shkak të COVID-19, ndërsa 4.610 janë shëruar.
Top Channel