Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi është rritur në 1.159.573 ndërsa bilanci i viktimave në 20.385.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 8.135 raste të reja, shifra më e lartë ditore prej 16 qershorit, numri i rasteve ka arritur në 1.159.573, ndërsa me 61 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 20.385.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 945.920 me 2.702 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 0,7 për qind dhe tek 27 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 2.217 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 287.993 ndërsa me 16 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.180.
Top Channel