“Meritonte të fitonte”/ Qyteza rumune rizgjedh kryebashkiakun e vdekur nga Covid-19

28/09/2020 21:15

Një qytezë rurale rumune ka rizgjedhur me shumicë dërrmuese votash kryebashkiakun e tyre edhe pse ai ka vdekur dy javë më parë nga komplikacionet e Covid-19, me argumentimin se kishte bërë një punë aq të mirë sa meritonte fitoren pas vdekjes.

Një video e shpërndarë në mediat sociale tregonte fshatarët që vizitonin varrin e social-demokratit Ion Aliman, dhe ndiznn qirinj pas mbylljes së votimit lokal të dielën.

“Kjo është fitorja jote,” dëgjohet një burrë që thotë. “Ta dini që të mbeteni krenar për ne. U prehsh në paqe.”
Aliman fitoi mandatin e tretë në Deveselu, fshati me rreth 3,000 banorë në jug të Rumanisë, me 64% të votave, tregonin rezultatet zyrtare.

“Ai ishte një kryebashkiak i vërtetë për ne,” thotë një grua e paemëruar për televizionin lokal ProTV në Deveselu, teksa mban maskë në fytyrë.

“Ai mbante anën e fshatit, respektonte të gjitha ligjet. Nuk do të kemi kurrë kryebashkiak si ai.”

Aliman, një ish-oficer i marinës që do të mbushte sot 57 vjeç, vdiq më 17 shtator në një spital të Bukureshtit.

Zyrtarët thanë se emri i tij ishte printuar në fletët zgjedhore dhe nuk mund të hiqej në kohë.

Edhe në 2008, një fshat në lindje të Rumanisë me vetëdije rizgjodhi kryebashkiakun e tyre që kishte vdekur pak para nisjes së votimit.

Por megjithë fitoren e Aliman partia e tij social-demokrate humbi qytete të rëndësishme në të gjithë Rumaninë ndaj lëvizjes Liberale centriste dhe aleancës USR-Plus.

Rumania ka raportuar 123,944 raste me Covid-19 që prej shkurtit, dhe 4,748 vdekje. Ajo është vendi me viktimat më të shumta në krahun lindor të BE.

FOTO GALERI
2/3
Aliman fitoi mandatin e tretë në Deveselu, fshati me rreth 3,000 banorë në jug të Rumanisë, me 64% të votave

Top Channel