Dhjetë të vdekur nga rrëshqitja e tokës në Indonezi

28/09/2020 09:34

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në Kalimantanin Verior të ishullit Borneo të Indonezisë.

Sipas lajmit të agjencisë Antara të Indonezisë, reshjet e dendura në qytetin Tarakan kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës në 3 lokacione të ndryshme.

Zyrtarët njoftuan se si pasojë e rrëshqitjeve kanë humbur jetën 10 persona në Jalan Matahari, Juata Permai dhe Gunung Selatan.

Ndërkohë, vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rajon.

Indonezia me klimë tropikale shpeshherë përballet me përmbytje dhe rrëshqitje të tokës për shkak të reshjeve të dendura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA