Ishulli i Maligradit në Prespë është një thesar historik arkeologjik kulturor e brenda të cilit mund të gjenden vlera që nuk janë tjetërkund.
Kisha e Shën Marisë tek ishulli i Maligradit, një monument që daton në shekullin e trembëdhjetë iu nënshtrua punimeve restauruese në muajin e trashëgimisë kulturore ndërsa shton mundësitë për turizmin në zonën e Prespës.
Pjesë e restaurimit të kishës u bënë 20 te rinj vullnetarë nga trashëgimia kulturore europiane nga vende të ndryshme të botës.
Ishulli i Maligradit është i vendosur brenda pjesës shqiptare të liqenit të Prespës dhe është një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në Bashkisë e Pustecit ku çdo vit numri i viziorëve shkon rreth 20 mijë.
Ishulli i Maligradit gjendet mes liqenit të Prespës ndërsa ajo çfarë të shoqëron gjata udhëtimit me varkë në këtë liqen është një vepër e paprekur nga dora njerëzore por edhe një kryevepër e natyrës.
Top Channel