
Rafaello Fitto kandidati për gurvernatorin e Puglias dhe grupi i tij gjatë fushatës elektorale për guvernatorin dhe kreun e bashkisë, shfaqen pa maska dhe masa të tjera mbrojtëse, duke shtrënguar duart me simpatizantët e tyre.
Kjo sjellje e pambrojtur ka sjellë infektimin me Covid-19 të vetë Fittos dhe bashkëshortes së tij.
Infektimi i Fittos ngre shumë pikëpyetje në lidhje me shëndetin e të gjithë atyre personave të pranishëm në fjalimin e tij pas zgjedhjeve, politikanë, kandidatë, staf, gazetarë që ndoqën konferencat e fundit për shtyp, sipërmarrës dhe administratorë lokalë të cilët po ashtu mund të jenë infektuar, pasi nuk kanë respektuar asnjë masë/
Rafaelle Fito kandidati i Qendrës së Djathtë për Guvernatorin e Puglias shënoi humbje
në zgjedhjet e mbajtura fundjavën e kaluar duke i dhënë një fitore historike Qendrës së Majtë, akuzoi edhe Mateo Salvinin për shënjestrimin e tij si humbës.
Top Channel