Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte, në fshatin Dorëz të Librazhdit, ku ka humbur jetën një person.

Policia njofton se shtetasi K. K., duke punuar në banesën e shtetasit H. H., e ka zënë pompa e betonit dhe si pasojë është plagosur rëndë e më pas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K. K ,duke punuar në banesën e shtetasit H. H, e ka zënë pompa e betoni dhe si pasojë është plagosur dhe ka ndëruar jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA