Tragjike/ Ndërron jetë në moshën 26-vjeçare aktorja me aftësi të veçanta

25/09/2020 17:43

Ish aktorja me aftësi të veçanta, Anna Norbury, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare.

Ndër mesazhet më pikëlluese është padyshim ai i nënës së saj, Maria, e cila shkroi: “Ajo do të mbahet mend për ngrohtësinë e saj, zgjuarsinë, qetësinë, çiltërsinë, e mbi të gjitha për njerëzimin e saj të bukur e të pafajshëm”.

Anna mori pjesë në filmin e titulluar “Brookside” dhe shërbeu në të si një pioniere e personave me aftësi të veçanta. E reja gjithashtu luajti vitin e kaluar në një dokumentar të titulluar “Home Free” që në fokus kishte personat e skeptrit autik. Ky lajm ka trishtuar shumë persona të kinematografisë angleze, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA