Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho këtë merkato ka qenë synimi i vetëm i gjigantit anglez, Manchester United.
“Djajtë e kuq” janë në kërkim të një sulmuesi anësor dhe kanë identifikuar Sanchon si një zgjedhje perfekte.
Problemi i vetëm që United dhe Dortmund nuk kanë arritur një marrëveshje është klauzola e lartë e lojtarit, të cilën Manchesteri e ka të vështirë ta paguajë.
Dortmund kërkon për Sanchon rreth 120 milionë por sipas “Daily Star” Manchester United janë të gatshëm të ofrojnë rreth 75 milionë euro dhe 15 milionë në formë bonusesh ku përfshihet suksesi individual i lojtarit dhe suksesi me klubin.
Thuhet se kjo do jetë oferta e fundit e Manchesterit për lojtarin dhe nëse nuk do jetë e suksesshme atëherë do kalojnë tek opsione të tjera më të lira.
Top Channel