
26/02 11:45
Në qytetin indonezian, Banda Aceh, që praktikon ligjin e Sheriatit, një i dënuar për përdhunimin e një fëmije është goditur disa herë me kamxhik derisa ka humbur vetëdijen .
Burri me emrin Roni pritej të fshikullohej 169 herë para grumbullit të njerëzve që ishte mbledhur në qytet, por ai u rrëzua në tokë dhe humbi vetëdijen pasi u godit 52 herë.
Ekzaminimet mjekësore konstatuan se goditjet duhet të ndalonin, që do të thotë se personi në fjalë do të dënohet për herë të dytë, ku i kanë mbetur edhe 117 gjuajtje.
“Kur e fshikulluam 52 herë, ai kishte mavijosje në kraharorin e djathtë dhe po të vazhdonim gjendja e tij shëndetësore do të përkeqësohej dhe do të mbulohej në gjak”, ka deklaruar një nga mjekët.
Top Channel