Pas një sezoni zhgënjyes te kampionët e Italisë dhe minutave të pakta që kishe në dispozicion, kundër Sampdorias ai ishte mes më të mirëve në fushë në serinë A të këtij sezoni.
Tani Aaron Ramsey preferoi të mos i frenojë kritikat, edhe pse indirekte ndaj ish trajnerit Sarri, madje pa e përmendur asnjëherë.
“Kemi një trajner të ri, një staf tjetër dhe ide të reja. Ne lojtarët jemi përfshirë shumë pozitivisht nga kjo dhe besoj se diferenca me të kaluarën është që po argëtohemi. Stërvitjet janë të ashpra por na japin kënaqësi. Juventus gjithmonë ka patur lojtarë të mëdhenj dhe tani kemi munmdësinë të luajmë” tha Ramsi.
“Natyrisht të gjithë duam të luajmë titullarë, por kjo është e pamundur, ndaj synimi im është të luaj sa më shumë. Këtë sezon rivaliteti është shumë më i madh. Interi ka blerë futbollistë të rëndësishëm dhe është rritur shumë, por edhe Napoli e Milani do të jenë ekipe të vështira për t’u mposhtur këtë sezon”, tha Ramsey.
Top Channel