
25/02 10:51
Moti i keq që goditi provincën e Varese, Itali, të Enjten, veçanërisht në Luvinate, la pas një të vdekur dhe të paktën shtatë familje të evakuuara.
Një vrapues, 61-vjeçari M.F, i cili kishte shkuar në pyll për tu stërvitur pak para fillimit të një stuhie të fortë, nuk u kthye më në shtëpi: trupi i tij u gjet të premten në mëngjes në bregun e një lumi të përmbytur nga moti i keq .
Ndërkohë, moti i keq në veri po lëviz drejt Jugut, ku pritet një rënie e përgjithshme e temperaturave dhe, në kuadratet perëndimore, shpërthime të stuhive të forta.
Top Channel