Francë, zbulohet skulptura e pazakontë/ Papa Gjon Pali në version mbinjerëzor!

25/09/2020 14:26

Një skulpturë e pazakontë e shenjtit Gjon Pali i II, që mban lart një meteorit, është zbuluar në Francë, një reagim artistik ky ndaj një statuje të polemizuar në të cilën shkëmbi godiste papën e ndjerë.

Instalacioni i Jerzy Kalina, jashtë muzeut kombëtar, quhet “Burim i helmuar” dhe tregon papën polak që mban lart një meteorit mbi një shatërvan me ujë të kuq që përfaqëson gjakun.

Në këndvështrimin e artistit, papa Gjon Pali nuk është një i moshuar i pafuqishëm që shtypet nga një meteorit, por një titan me fuqi mbinjerëzore.

Instalacioni në fakt ka shkaktuar debate online dhe kritika nga komentatorët e artit që thonë se ajo thjeshtë reflekton këndvështrimin ultra katolik të qeverisë populiste të Polonisë.

Artisti italian, Maurizio Cattelan, shkaktoi polemika në Poloni në 1999, kur prezantoi një bienalen e Venecias një statujë dylli që përshkruante papa Gjon Palin, që në atë kohë ishte ende në jetë, që goditej nga një meteor.

Kur skulptura e titulluar Ora e nëntë, u ekspozua në galerinë kombëtare të artit në Varshavë, në vitin 2000, dy deputetë u përpoqën ta hiqnin shkëmbin dhe ta drejtonin statujën. Drejtori i muzeut madje u detyrua të jepte dorëheqjen.

Statuja më e re vjen në prag të 100 vjetorit të lindjes së papa Gjon Palit të II i cili është gjerësisht i adhuruar në Poloni edhe për shkak të rolit të tij frymëzues në lëvizjet anti komuniste.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel