Londra nën vëzhgim? The Times: Si Kina po krijon një mega-ambasadë prej 750 milionë paundësh dhe po zgjeron rrjetin e spiunazhit në zemër të qytetit
Nuk kaloi në heshtje betimi i fshehtë i Aleksandar Lukashenkos. Njerëzit dolën sërish nëpër rrugë pas lajmit se presidenti ishte betuar për një mandat të gjashtë, pavarësisht thirrjeve të pashembullta prej javësh të tëra të japë dorëheqje.
Inaugurimi sekret i Lukashenkos u prit me kritika nga anëtarë të opozitës, të cilët kanë refuzuar që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit. Grupe protestuesish u mblodhën sërish në Minsk, por policia i priti me pompa uji.
Sipas televizionit Current Time, rreth 5,000 persona ishin grumbulluar ne sheshin qendror te kryeqytetit, megjithatë forcat e rendit kanë ndërhyrë forcërisht për t`i larguar.
Në protestat kundër Lukashenkos janë ndaluar shumë persona e janë përdorur mjaft metoda frikësimi. Në Perëndim, shumë vende nuk e njohin presidencën e Lukashenkos, dhe fill pas ceremonisë së të mërkurës, nisën sërish tubimet spontane. Presidenti që nuk e lëshon pushtetin pretendon se fitoi më shumë se 80 për qind të mbështetjes në zgjedhje, por opozita thotë se votimet u manipuluan.
Top Channel