E rëndë/ Korea e Jugut akuzon atë të Veriut për vrasjen dhe djegien e një zyrtari të saj…

24/09/2020 20:47

Kur kanë kaluar disa ditë nga zhduka e një zyrtari të Koresë së Jugut, autoritetet e vendit kanë dalë me një njoftim zyrtar për shtyp.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut, beson se zyrtari është qëlluar për vdekje dhe më pas i është djegur trupi nga ushtarët e Koresë së Veriut. Në njoftim thuhet se një zyrtar i lidhur me Ministrinë e Oqeaneve dhe Peshkimit të Koresë së Jugut u zhduk nga një anije në ujërat jashtë ishullit kufitar perëndimor Yeonpyeong.

“Koreja e Veriut gjeti burrin në ujërat e saj dhe kreu një akt brutaliteti duke qëlluar mbi të dhe duke djegur trupin e tij, sipas analizës së plotë dhe dimensionale të inteligjencës së ushtrisë tonë. Ushtria jonë dënon ashpër aktin brutal dhe nxit fuqimisht Korenë e Veriut të japë shpjegime dhe të ndëshkojë personat përgjegjës. Ne gjithashtu paralajmërojmë ashpër Korenë e Veriut se të gjitha përgjegjësitë për këtë incident bien mbi të”, tha në deklaratë Ministria e Mbrojtjes.

Qytetari duket të ketë shprehur dëshirën e tij për t’u larguar në Veri, citohet të ketë thënë një zyrtar i Shtabit të Përgjithshëm të Përbashkët të Koresë së Jugut.

“Ushtarët e Koresë së Veriut më pas e qëlluan atë dhe i derdhën vaj mbi trupin e tij për ta djegur atë”, tha ai, duke pretenduar se akti është kryer me “urdhra nga autoritetet e larta”.

Kjo është hera e parë në mbi 12 vjet që një koreanojugor është qëlluar për vdekje në Korenë e Veriut, sipas raportit të Yonhap.

Incidenti ka të ngjarë të çojë në përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve midis dy fqinjëve, të cilat kohët e fundit janë ndezur për shkak të fletushkave propagandistike të dërguara në Veri nga Koreja e Jugut dhe çuan në atë që Peniani të hedhë në erë Zyrën ndërlidhëse ndër-koreane në rrethin e saj kufitar Kaesong në qershor.

 

FOTO GALERI
16/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA