Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojnë një telekonferencë, pas komunikimit me Angela Merkel dhe Charles Michel.
Sipas medias turke, ata do të tentojnë të flasin për konfliktin e nisur për kërkimet për naftë në Mesdheun Lindor.
“Presidenti Erdogan dha mesazhin se ne jemi gati për një dialog me Greqinë. Dhe kjo është ajo që Merkel dhe Michel dëshironin të dëgjonin“, Abdulkadir Selvi.
Pas 6 vitesh ndërprerje pritet të nisin bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë për çështjen e detit, të cilat ishin lënë pezull edhe kishin 14 vite që negocionin duke u zhvilluar 60 raunde mes dy delegacioneve.
Mësohet se Erdogan do të ketë biseda telefonike dhe me shefin e NATOS, Jens Stoltenberg dhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Top Channel