Mjekët ukrainas i kanë kërkuar gruas së një të gjymtuari të dyfishtë, të marrë me vete në një çantë këmbët e prera, pasi doktorët nuk kishin mjete për të mbajtjen e “mbetjeve mjekësore”.
Çështja ka shkaktuar një skandal mediat ukrainase mes gjendjes së rëndë dhe mungesës së financimeve në shërbimin shëndetësor.
Oksana Kirichishina, një mikeshë e gruas së paemëruar tha: “Burrit të saj iu gjymtuan këmbët. Spitali i tha të vijë në mëngjes dhe të presë operacionin kirurgjik dhe të marrë këmbët e prera. Ajo mori çantën me këmbët e prera dhe e hodhi krahëve. Sapo doli nga spitali i ranë të fikët … sepse ndjente ngrohtësinë e këmbëve në shpatull”.
Zhvillimi prej makthi ndodhi në spitalin e Novobuzhskaya në rajonin Mykolaiv të Ukrainës.
Në një video të publikuar gruaja shihet që fshin lotët teksa mikesha e saj shpjegon atë që iu desh të kalonte.
Kryedoktori i spitalit Vladimir Lushchenko tha se në situata të tilla të afërmit priten të marrin pjesët e gjymtuara për t’i varrosur në një varrezë “ku më vonë të varroset edhe vetë pacienti”.
Ai gjithashtu sulmoi ashpër mikeshën e gruas që kishte bërë publike çështjen e horrorit.
“Çantën ajo e paska hedhur krahëve … përse duhet ta bënte këtë?” pyeti ai, duke shtuar se “gruaja nuk e ka kuptuar situatën”.
“Spitali ynë ka pasur një qendër riciklimi [për pjesë trupore] por ajo u grabit nga banorët vendas dhe më pas u çmontua për skrap. Nuk është e lirë të riparophet përsëri, vetëm instalimi kushton 300,000 rivnia (€8,500).
“Për ta instaluar duhet një liçencë. Eliminimi i këtyre pjesëe është një kënaqësi e kushtueshme”, tha ai.
Arsyja e për gjymtimin e burrit të gruas nuk ishte e qartë. Autoritetet thanë se kanë krijuar një komision për hetimin e ngjarjes.
Top Channel