Panë ‘El Classico’-n me paratë e biznesmenit, Gjykata e Apelit vendos ‘shërbim prove’ për tre gjyqtarët

22/09/2020 12:42

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin ‘shërbim prove’, për tre gjyqtarët të cilët akuzohen se kanë parë një ndeshje ‘El Classico’ me paratë e një biznesmeni.

Apeli ka caktuar ‘shërbim prove’ për gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Më parë pas hetimit dhe gjykimit maratonë, Krimet e Rënda shpallën fajtorë gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno si dhe biznesmenin Namik Sadik, i cili akuzohet se ka paguar udhëtimin e tyre në Madrid për të parë ndeshjen e futbollit mes Real Madrid-it dhe Barcelonës. Gjyqtarët e cilësuan vendimin të pabazuar në prova dhe paralajmëruan apelim. Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 2 vjet burg secili për veprën penale të korrupsionit, ndërkohë që biznesmeni Namik Sadik, i akuzuar se u ka paguar atyre udhëtimin në Madrid, u dënua me një vit burg.

Tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadik, pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe sipas Prokurorisë, udhëtimi është paguar prej tij. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA