Reperja e njohur Loredana Zefi është rikthyer pas një kohe në rrjetet sociale. Ajo u largua për pak kohë nga Instagrami dhe ditën e djeshme u rikthye me postime të reja.

24 vjeçarja njoftoi për albumin e ri dhe zbuloi se flet për muajt e fundit të jetës së saj.

“Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time. #Medusa”, shtoi ajo në videon e ndarë me fansat.

Loredana njëherësh bëri një transformim të madh në dukje, duke u kthyer në një zeshkane të theksuar.

“Sot 23:59”, vazhdoi ajo referuar këngës së re në imazhet e reja ku shfaqet e veshur tërësisht në të zeza dhe me flokë të tillë.

Ndërsa në vetëm tetë orë nga lancimi i saj, kënga “Intro” ka marrë shumë klikime dhe është pritur shumë mirë nga fansat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA