Adnan Abdula as nuk e kishte menduar se veprimi i tij për të ndalur koret anti shqiptare të tifozëve maqedonas të Vardarit, do e bënte aq të famshëm.

Adnani u kujdes për të mos e prezantuar veten e tij si djali i dhunshëm që do të rrihte të rinjtë maqedonas, por si një njeri paqësor që nuk do dhunë. Ai tha se gjithcka e bëri sepse donte të ndalonte ndonjë konflikt të mundshëm në rrugë ndërsa po kalonin me dhjetra shqiptarë dasmorë me flamuj kuq e zi. Policia në Maqedoninë e Veriut i shoqëroi të gjithë të rinjtë që bërtisnin, “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.

Adnani ne rrjetet sociale krahasohet me nje luan perballe hienave.


Veprimi i Adnanit i filmuar rastësisht nga një vajzë që po udhëtonte me makinat e dasmorëve ka bërë tashmë xhiron në rrjetet sociale duke e bërë Adnanin shqiptarin më të famshëm të momentit, falë edhe paraqitjes së tij prej motoristi. I apasionuar pas motorave Harley dhe futbollit, Adnani ka një trup muskuloz që nuk mund të thuhet se nuk ka ndikuar mbi të rinjtë maqedonas që sa e panë ndalën thirrjet anti shqiptare.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel