Gent Bejko aktor edhe regjisor i taletuar ka emigruar së bashku me familjen e tij prej disa vitesh në Kanada. Pas me shume se një dekade midis Shqipërisë dhe Kanadasë, ai vendosi të largohej dhe të niste një jetë të re në Kanada. Gent Bejko ka luajtur në disa filma, si dhe ka spikatur për rolet e veçanta në spektaklin e humorit “Portokalli”.
Ai ka qenë pjesë edhe në disa produksione filmash ne Hollywood. Bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët jeton në Montreal, një qytet tipik ku përzihet Europa me Amerikën e Veriut dhe çdo lloj kulture tjetër dhe nëse je artist, ky është qyteti i duhur për të jetuar.
Qytet ku secili individ vjen nga diku tjetër. Në Kanada është angazhuar në shfaqje teatrore, si aktor. Ka luajtur në disa produksione kanadeze dhe amerikane.
Nga bashkëpunimet e deri tanishme në Kanada është ndjerë tejet i vlerësuar nga kolegët dhe produksionet. Sa ka ndryshuar jeta e tij në Kanada dhe a ka menduar që të rikthehet në Shqipëri?
Gent Bejko në një rrëfim të sinqertë për emisionin Diaspora.
Autore e Diaspora : Ledja Liku
Top Channel