Exclusive/ Blerje online nga ‘Posta Shqiptare’ dhe gjoba nga ‘Policia Rrugore’, si hakerët mashtruan mijëra shqiptarë për t’i marrë para me anë të mesazheve Pas një hetimi disa mujor ka përfunduar në pranga një 36-vjeçar, administrator i një firme private që nxirrte pllaka dekorative në malin e Tomorrit. Ai është A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar.
Dyshohet se ky shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonte me dokumentacion dhe fatura të falsifikuara.
Finalizohet operacioni “Gracka”
Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundraligjëshme, kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtraisë së kundraligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gracka”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
•A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar, administrator i subjektit.
Arrestimi i shtetasit u bë pasi, pas një hetimi disa mujor është dokumentuar me prova aktiviteti i paligjshëm i shtetasit A.B, ku në mënyrë të kundraligjëshme nxirrte pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.
Dyshohet se ky shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonte me dokumentacion dhe fatura të falcifikuara.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Top Channel