Si kudo në të gjithë vendin edhe në Bulqizë ka nisur viti i ri shkollor 2020-2021.
Si kudo në të gjithë vendin edhe në Bulqizë ka nisur viti i ri shkollor 2020-2021. Por këtë vit zhvillimi i mësimit ka nisur ndryshe për shkak të pandemisë, ku në çdo shkollë duhet të ndiqet protokolli i veçante i sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Rreth 4100 nxënës kanë nisur sot vitin e ri mësimor në të gjithë rrethin e Bulqizës, ku pjesa me e madhe e shkollave do të vijojnë mësimin me dy turne.
Edhe pse në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, në rrethin Bulqizë nuk është ndjekur protokolli i sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-it. Ne me kamerën e Top-Channel bëmë një vëzhgim në disa shkolla të qytetit ku nxënësit pohuan se nuk na është matur temperatura.
Përpos kësaj zhvillimi i mësimit me dy turne për shumë nxënës dhe prindër është mjaft i vështirë ,pasi sipas tyre e kanë të pamundur dërgimin e fëmijëve në shkolla për shkak të punës dhe largësisë.
Top Channel