Nga 14 shtatori, 41 filma/ Nis në Tiranë Festivali Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut

11/09/2020 15:50

Jetojmë në një botë që drejtohet nga burrat dhe vendimet më të rëndësishme i marrin ende burrat. Por çdo të bëhet me të drejtat e grave dhe fëmijëve?

Është ky fokusi i edicionit të 15 të Festivalit Ndërkombëtar të të drejtave te njeriut që do të fillojë prej 14 shtatorit dhe do të projektohen 41 filma. Një pjesë e mirë e te cilëve janë produksione të dy tre viteve të fundit dhe shfaqen për herë të parë për publikun tonë.

“Festivalet e të Drejtave të Njeriut nuk janë vetëm festivale të karakterit kulturor, por dhe politik. Filmat që do të shfaqen pjesa më e madhe janë premierë. Do t’i lutesha spektatorit të mos humbë asnjë shans dhe besoj që nga filmat që janë zgjedhur një loje e madhe e tyre nuk janë jashtë problemeve që ka sot shoqëria shqiptare”, tha Kujtim Çashku.

Çelja e Festivalit zhvillohet të hënën, ora 19.00 me ceremoninë hapëse dhe shfaqjen e filmit të parë me praninë e të ftuarve të shumtë, duke nisur shtegtimin intensiv 11-ditor për të parë filma e produksione të viteve të fundit dhe që shfaqen për herë të parë për publikun shqiptar.

“Ende ekzistojmë në një botë ku të drejtat e fëmijëve shkelen në mënyrë të tmerrshme dhe ekzistojmë ne një botë ku nuk ekziston një barazi e vërtetë midis grave dhe burrave”, tha Robert Willton.

Këtë vit, për shkak të situatës COVID-19 Festivali ka shtrirje më të gjatë kohore, përgjatë 11 ditëve, duke filluar nga data 14 Shtator, deri më 24 Shtator.

Të gjitha shfaqjet do të realizohen në ambiente të hapura, ku programi kryesor do të jetë në Kinemanë Verore të Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Lulishten pranë Kryeministrisë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA