Lulzime Faria, “rasti Gucci” në Shqipëri/ Njihuni me modelen që bullizohet për pamjen e jashtme

11/09/2020 13:11

Lulzime Faria, modelja shqiptare e cila bullizohet për pamjen e saj, një rast i ngjashëm me atë të modeles se Guccit, Armine, ka folur në studion e Shqipëria Live për këtë gjë.

Ajo tha se ndihet rehat me veten dhe se kurrë nuk ka pranuar të ndryshojë asgjë te vetja.

Duke lidhur rastin e saj me atë të Armine, ajo thotë se: “Kompania që unë punoj e ka tipike një pamje si e imja, që për shumë mund të duken e papëlqyeshme.

Edhe për Armine më duket e bukur. Është e vëçantë. Unë vetë nuk dua të bëj ndërhyrje. Ajo që më jep avantazh përkundrazi është pikërisht pamja ime fizike. Po mos të bëja ndryshim s’do isha unike. Unë modelingun do e vazhdoj edhe jashtë vendit, në ato hapa jam”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA