Përleshje vrasëse në Kolumbi pas vdekjes së të arrestuarit në dorë të policisë

10/09/2020 16:36

Përleshje të dhunshme e fatale janë regjistruar dje në Kolumbi pas publikimit të videos së vrasjes së një të ndaluari që u godit disa herë me pistoletë elektrike nga policia.

Autoritetet thanë më vonë se incidenti në kryeqytetin Bogotá nisi pas arrestimit të viktimës i cili sipas oficerëve, po shkelte rregullat e distancimit social duke konsumuar alkool me miqtë.

Në pamjet e publikuara tregohet babai i dy fëmijëve Javier Ordóñez i imobilizuar në tokë nga dy oficerë, të cilët e godasin vazhdimisht me rrymë elektrike, teksa ai u lutet të ndalojnë.

Shtatë njerëz u vranë në protestat kundër brutalitetit të policisë ne kryeqytetin Bogota dhe qytezën Soacha gjatë natës së kaluar.

Rreth 100 policë dhe 55 civilë u plagosën dhe disa automjete u dogjën.

Dy oficerët e përfshirë në incidentin e vdekjes së të ndaluarit janë pezulluar nga detyra për hetimet.

Presidenti kolumbian Ivan Duque tha se nuk do të ketë tolerancë për abuzimin me autoritetin.

FOTO GALERI
3/6
Shtatë njerëz u vranë në protestat kundër brutalitetit të policisë ne kryeqytetin Bogota

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA