Vijon të rritet numri i të prekurve si pasojë e Covid-19 në mbarë botën.
Në Rusi shkon në 1.030.690 numri i të prekurve, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 17.871 persona.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.185 raste të reja me virusin dhe 51 të vdekur.
Numri i të shëruarve ka arritur në 843.277, me 2.828 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në Moskë janë regjistruar 690 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 267.047, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 4.905, me 14 viktima të reja.
Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 38,7 milionë teste, përfshirë 270 mijë në 24 orët e fundit.
Top Channel