Në Spitalin e Pejës po trajtohen 60 pacientë me COVID-19. Prej tyre 15 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 41 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 2 me respirator.

Nga spitali kanë njoftuar edhe se dy pacientë janë shëruar nga virusi korona.

“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 60 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 41 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërsa, nga personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 mjekë, 4 Infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimeve teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA