U godit nga një varkë, humb jetën 60-vjeçarja në Korfuz

02/09/2020 06:30

Një grua nga Britania e Madhe ka vdekur në ishullin e Korfuzit pasi u godit nga një varkë që po tërhiqte një motor uji. Trupi i gruas rreth të 60-tave u gjet mëngjesin e të hënës pranë plazhit Avlaki në verilindje të ishullit.

Rojet bregdetare greke thanë se në trupin e gruas kishte shenja të dukshme të goditjes nga helika e një barke. Pas ekzaminimit rezultoi se gruaja kishte ndërruar jetë nga plagët e shumta dhe humbja e madhe e gjakut.

Ndërkohë mediat shkruajnë se Autoriteti Qendror i Portit të Korfuzit po heton mbi vdekjen e gruan nga Britania e Madhe.

“Ne jemi duke mbështetur familjen e gruas që humbi jetën në Korfuz dhe stafi ynë është në kontakt të vazhdueshëm më policinë greke. Lutjet tona janë për familjen e saj në këtë kohë të vështirë”- tha për mediat zëdhënësi i zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë.

Akoma nuk është zbuluar nga zyrtarët e ishullit identiteti i gruas që humbi jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA