Ilustrim

Më 1 shtator në orën 16:00, Partia Socialiste mbledh në Elbasan grupin e saj parlamentar për të diskutuar për çështjet e mbetura pezull, para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Në fokus do të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare, për zgjedhjen e kryesisë së re të Partisë Socialiste, duke pasur parasysh faktin se jemi në prag të hyrjes dhe të vitit elektoral.

Socialistët kanë ndezur motorët e fushatës kur gjatë muajit korrik, kryeministri Edi Rama organizoi disa takime me kryetarët e partive dhe kryebashkiakët.

Në mbledhje mësohet, se do të merren porositë për nisjen e fushatës elektorale, do diskutohet plani organizativ, thellimi i barazisë gjinore brenda partisë, si dhe vendosja e piketave strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA