Zyrat e Kadastrës të rrethit të Vlorës, çdo ditë i shikon të mbushura me qytetarë të shumtë, të cilët shpresojnë se do marrin zgjidhje për pronat e tyre.

Prej vitesh ecejaket e tyre nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Në këto sportele shikon kryesisht të moshuar me dokumente në duar që presin pa fund.

“Kam gati 20 vite dhe asnjë përgjigje nuk po marr”, shprehet një zotëri, i cili vjen çdo javë por asnjë zgjidhje.

Nëse të moshuarit kanë pasoja shëndetësore nga qëndrimi me ditë të tëra në radhe, torturuese është situata edhe për nënat me fëmijë.

Shumë prej tyre i largohen kamerës nga frika se po të flasin do të hakmerren punonjësit duke ua zgjatur sfilitjen, por në biseda  mëson se janë aty për banesa apo dhe toka që kanë mbivendosje pronarësh me dy apo më shumë të tillë. Apo tokat kryesisht në bregdet me dokumente që ankuesit thonë se janë falsifikime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA