Ministri i brendshëm francez ka dalë sot në mbrojtje të banjës së diellit pa veshje te sipërme ose “topless” pas zemërimit publik ndaj fushatës së policisë që u kërkonte grave të mbulohen.
Dy policë në Sainte-Marie-la-Mer, në jug të Montpellier, i kërkuan tre femrave të vishnin rrobabanjot e sipërme pas ankeses së një tjetër pushuesi.
Lëvizja shkaktoi zemërim të gjerë publik dhe politikanë të të gjithë spektrit u bashkuan duke e dënuar, madje një prej tyre e quante ‘kërcënim ndaj kulturës tonë’.
Ministri i brendshëm Gerald Darmanin dënoi veprimet e oficerëve duke komentuar në rrjetet sociale: “Ishte e gabuar ato gra të paralajmëroheshin për veshjen. Liria është diçka e çmuar dhe gjithashtu është normale që zyrtarët të pranojnë gabimet”.
Xhandarmëria lokale në fjalë pranoi se veprimet e tyre nuk ishin të organizuara por tha se oficerët kishin tentuar vetëm të qetësonin situatën.
“Banja e diellit topless lejohet në Sainte-Marie-la-Mer. Dy xhandarët nuk reaguan si duhet por kishin vetëm qëllime të mira”.
Sipas statistikave franceze, 20 përqind e grave nën 50 vjeç atje bëjnë banjë dielli topless, që është në ulje në krahasim me 28 përqind 10 vjet më parë dhe 43 përqind në 1984.
Kjo i bën francezet disi më të ndrojtura nga evropianet e tjera teksa gjysma e spanjolleve thonë se bëjnë banjë topless si dhe 34 për qind e gjermaneve.
Banja topless nisi të bëhej popullore në Francë në vitet 1960-të gjatë valës së dytë të feminizmit në Evropë, kur gratë kërkonin të nxirrin në diell pjesën e sipërme të trupit si dhe burrat.
Stili u nxit dhe nga aktorja Brigitte Bardot që doli në faqet e para të gazetave duke bërë banjë topless në Cote D’Azur, ndërsa kritikat nga Vatikani dhe kisha spanjolle vetëm sa shtuan interesin.
Top Channel