“Në kolegj më kanë torturuar vazhdimisht”, trashëgimtarja e famshme zbulon abuzimet e adoleshencës (FOTO)

24/08/2020 22:02

Trashëgimtarja më e njohur në botë, Paris Hilton, ka konfirmuar edhe njëherë shprehjen e vjetër se “paratë nuk sjellin gjithmonë lumturinë”.

Teksa shumë vajza e kanë zili për jetën luksoze mes festave të ndryshme, pushimeve në vendet më të bukura apo për makinat dhe veshjet e shtrenjta, Paris ka zbuluar së fundmi se ka edhe një të kaluar aspak të këndshme. Duket se ajo ka kaluar një periudhë mes dhunës fizike dhe asaj psikologjike.

Pak javë para publikimit të dokumentarit të saj “This Is Paris” (14 Shtator në Youtube Originals), ylli amerikan vendosi të flasë për abuzimet që pësoi në adoleshencë:

“Kam qenë 11 muaj në një shkollë-konvikt në Utah, ku më bërtisnin pa fund, më bullizonin të gjithë shokët e shoqet, ndërsa kujdestarët e punonjesit në konvikt më rrihnin.

Në një intervistë për “People”, Paris ka rrëfyer për jetën e saj në Nju Jork, arratisjet e vazhdueshme, dashurinë për jetën e natës dhe vendimin e prindërve për ta transferuar atë në konvikt.

“Duhej të ishte një shkollë por nuk ishte e tillë. Punonjësit në konfikt dhe në shkollë më thoshin gjëra të tmerrshme që më bënin të ndihesha në siklet me veten time. Mendoj që qëllimi i tyre ishte që të na shkatërronin. Kujdestarët në konvikt ishin të dhunshëm fizikisht më rrihnin, donin të ngjallnin frike tek ne”, ka treguar Paris Hilton.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA