Nuk është një revolucion por sidoqoftë një ndryshim imazhi dhe esence në themel të skuadrës, i nevojshëm për të mbajtur lartësinë e duhur në futbollin kontinental.
Bajerni i Mynihut e mbylli sezonin me një tripletë fantastike të kurorëzuar me suksesin në Ligën e kampioneve por për sezonin e ardhshëm do të largojë disa lojtarë.
Nga 15 futbollistë që zbritën në fushë kundër Paris Sën Zhermenti në finalen e madhe të Lisbonës, 3 do të largohen, Tiago Alkantara, perishic dhe Kutinjo, pa llogaritur të tjerë në formulën e huazimit dhe që trajneri Hansi Flik i konsideron të panevojshëm. Për kroatin cilësohet i lartë çmimi 20 milionë Euro që kërkon Inter, dhe kriza e pandemisë ka vështirësuar tratativat, edhe pse Perishic kërkon të qëndrojë në Bavari.
Skadon edhe huazimi i Kutinjos, dhe me 120 milionë Euro që është klauzola e lerjes, askush nuk beson se ai do mbetet te kampionët e Europës. Më e komplikuar situata për Tiago që ka treguar se është mes më të mirëve, por pas 7 sezonesh me Bajernin, do të ndryshojë Ligën.
I qartë është edhe largimi i Ulrajh, që tani e sheh veten si portier i tretë pas ardhjes së Nybel, ndërsa edhe Havi Martinez po projekton divorcin pasi kërkon të luajë më shumë. Ka probleme gjithashtu edhe David Alaba që nuk ka rinovuar por edhe pse filtron optimizëm, austriaku ka pretendentë që mund të shpeshtojnë manovrat në ditët e fundit të merkatos.
Top Channel