Temperatura deri në 39 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit
22/08/2020 07:31
Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 31ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 39ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 18ºC deri në 32ºC dhe në zonat e ulëta nga 23ºC në 33ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.
Top Channel