Kalifornia vazhdon luftën me zjarret masive të cilët po djegin pyje dhe shtëpi si dhe kanë marrë jetën e 6 personave. Autoritetet bëjnë me dije se më shumë se 12 mijë zjarrfikës janë angazhuar për të shuar zjarret.

“Këto zjarre po tendosin resurset tona, personelin tonë”- tha guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom. Gjithashtu ai bëri me dije se janë rreth 560 vatra zjarri disa nga të cilat janë më masivet të regjistruara në Kaliforni.

Mësohet se gurvenatori Newsom ka kërkuar ndihmë nga shtetet e tjera të SHBA-së si dhe nga Australia dhe Kanadaja.

Por Kalifornia vuan edhe nga pandemia e koronavirusit. Me më shumë se 650 mijë raste, Kalifornia ka numrin më të lartë të infektimeve në SHBA. Autoritetet kanë shprehur shqetësimin se zjarret masive mund ta ç’bëjnë punën e bërë deri tani me pandeminë e Covid-19.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA