Muaji gusht nisi me një numër të lartë të aksidenteve në rrugë. Për këtë arsye Policia Rrugore ka filluar kontrollet në disa nga rrugët më problematike në vend.
Kjo patrullë ndodhet në autostradën Durrës Tiranë, pranë Yzberishtit, dhe vetëm në një orë ka hequr 5 leje drejtimi si dhe ka ndëshkuar më gjobë 20 shoferë.
Kjo makinë që po shihni ishte me shpejtësi tejet të lartë, dhe për këtë arsye u ndalua nga policia. Por për shkak sepse nuk ishte me mbi 118 km/h, shoferi i këtij automjeti u ndëshkua vetëm me gjobë dhe nuk iu tërhoq leja e drejtimit.
I gjithë ky aksion i policisë rrugore, është pjesë e Operacionit të quajtur RoadPol Gusht 2020, ku sipas njoftimit zyrtar të policisë së shtetit në vetëm 48 orët e fundit, janë gjobitur 1129 shoferë të cilët kanë bërë parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë, duke u kthyer në burime serioze të aksidenteve.
Ajo çfarë policia ka cilësuar si shqetësuese, është përdorimi i alkoolit ku për këtë arsye janë arrestuar 9 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, dhe janë hequr 49 patenta për shoferët që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Në anën tjetër, 11 adoleshentë të moshave 17 dhe 18, janë proceduar penalisht, pasi ata kanë qenë duke u dhënë makinës pa pasur leje drejtimi. Edhe garat e shpejtësisë mes të rinjve vijojnë të jenë prezentë në rrugët e vendit, ku 19 shoferëve të tillë iu hoq patenta për shkak se kanë qenë me shpejtësi tejet të lartë dhe dhe duke bërë parakalime, që mund të ktheheshin në aksidente.
Nën anën tjetër, shërbimet e forcave shqiponja qëndrojnë në pika nevralgjikë në rrugët kryesore, ku ushtrojnë kontroll për makinat që mund të kenë dyshime për to , si dhe qëndrojnë në gatishmëri në rast se marrin informacion për vjedhje dhe vepra të tjera penale. Rasti konkret është rruga, Qafë Kashari-Rinas, segment rrugor ku kalojnë vlera të mëdha monetare drejt aeroportit Nënë Tereza.
Top Channel