Voskopoja mbledh boksierët/ Kombëtarja shqiptare e boksit 10 ditë stërvitje

20/08/2020 16:28

Kombëtarja shqiptare e boksit është duke zhvilluar fazën e dytë përgatitore në Voskopojë, ku do të qëndrojë për dhjetë ditë.

Grumbullimi i ekipit kombëtar është kryer nga Federata Shqiptare e Boksit e cila është duke i kushtuar një rëndësi të veçantë përgatitjes së boksierëve në këtë vit olimpik. Trajneri Zef Gjoni thotë se janë dy aktivitete ndërkombëtare për të cilat është duke u përgatitur ekipi kombëtar duke synuar medalje:

Kapiteni Nelson Hysa, boksieri shumë herë kampion synon që të rimarrë titullin në kampionatin kombëtar, por pse jo edhe një paraqitje të denjë në aktivitetet ndërkombëtare.

Ndërsa për Alban Bermetën kryerja e kësaj faze përgatitore në Voskopojë është një gjetje e mirë e trajnerëve që i përshtatet edhe pauzës që shkaktoi pandemia e koronavirusit. Ai pret rifillimin e aktiviteteve sportive dhe arritjen e sa më shumë sukseseve si në ekip ashtu edhe personale:

Për zhvillimin e fazës përgatitore malore Voskopoja është një vend më se i përshtatshëm me kushte të shkëlqyera për boksierët. Ky është mendimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, i cili bën të njohura edhe objektivat e ekipit kombëtar:

Zhvillimi i stërvitjes në kushtet e pandemisë së koronavirusit nuk ka qenë një problem për ekipin kombëtar të boksit, madje trajneri Gjoni ka edhe një mesazh për të gjithë popullatën duke theksuar se gjithçka do të kalojë me besim e kurajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA