Konventa Demokratike/ “Udhëheqje e dështuar”- Harris pranon kandidaturën dhe sulmon presidentin Trump

20/08/2020 07:44

Kamala Harris ka pranuar nominimin e saj historik si kandidate e Partisë Demokratike të SHBA-së për zv-presidente duke kandiduar me Joe Biden. Harris u bë femra e parë me ngjyrë e cila kandidon për postin e zv-presidentes.

Senatorja nga Kalifornia gjatë fjalimit të saj në natën e tretë të konventës Demokratike, e cila mbahet live për shkak të pandemisë, akuzoi presidentin Trump për ‘udhëheqje të dështuar”.

“Dështimi i udhëheqjes së Donald Trump ka kushtuar jetë. Ne jemi një komb që pikëllon humbje jete, humbjen e vendeve të punës, humbjen e sigurisë”- tha Harris.

“Ne mund të bëjmë më mirë dhe të meritojmë shumë më tepër. Ne duhet të zgjedhim një president i cili do të sjellë diçka ndryshe, diçka më të mirë dhe të bëjë punën e rëndësishme. Nuk është për Joe, nuk është për mua, por është për ty”- Kamala Harris.

Dyshja Biden-Harris do të sfidojë presidentin Trump dhe zv-presidentin Mike Pence për në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA