Kanë kaluar 12 ditë që kur Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë Hoti, por nënshkrimet e vetme që janë dhënë janë nga 31 deputetët e partisë.
Nënkryetarja e Parlamentit nga radhët e LVV-së, Arberie Nagavci arsyetohet se 9 nënshkrimet e tjera të nevojshme për thirrjen e seancës do të sigurohen pas kthimit të Kuvendit nga pushimi, në të hënën e dytë të shtatorit.
E shpresat thonë se i mbajnë tek Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe individ brenda partive në pushtet dhe opozitë.
Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit, Avdullah Hoti nëse ka pasur takime me organe të partisë apo partitë pjesë e koalicionit për t’u siguruar se askush nuk do ta përkrah individualisht mocionin e LVV-së, por nuk kanë dhënë përgjigje.
Është e drejtë demokratike e secilit subjekt opozitar të kërkojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë!
Koalicioni po funksion normalisht. Deputetët janë të lirë të vendosin individualisht se a e përkrahin apo jo mocionin.
Pas sigurimit të 40 nënshkrimeve për thirrjen e seancës, LVV duhet të sigurojë edhe 21 vota të tjera për votimin e mocionit.
E kjo parti në krye me Albin Kurtin ra nga pushteti me 25 mars pikërisht pas votimit të mocionit të mosbesimit të iniciuar nga vetë partneri i koalicionit, partia tani në pushtet, LDK.
Top Channel