LIVE/ Vijon lufta në Lindjen e Mesme, valë sulmesh mes Izraelit dhe Iranit. Teherani zotohet për vrasjen e Netanyahut 15/03 11:37
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kinë. Sipas raportimeve një foshnjë e porsalindur është gjetur i braktisur brenda një koshi mbeturinash në rajonin verior Ningxia.
Foshnja është gjetur nga një shpërndarës ushqimesh, i cili dëgjoi të qarat e fëmijës, teksa po parkonte motoçikletë e tij. Menjëherë pasi ka evidentuar prezencën e foshnjës, burri ka telefonuar autoritetet policore.
Me të mbërritur në vendngjarje policia e ka dërguar të miturin në spital, nga ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka nisur një hetim për rastin.
Top Channel