Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por ende nuk vendos për tërheqjen e forcave 20/06 19:54
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kinë. Sipas raportimeve një foshnjë e porsalindur është gjetur i braktisur brenda një koshi mbeturinash në rajonin verior Ningxia.
Foshnja është gjetur nga një shpërndarës ushqimesh, i cili dëgjoi të qarat e fëmijës, teksa po parkonte motoçikletë e tij. Menjëherë pasi ka evidentuar prezencën e foshnjës, burri ka telefonuar autoritetet policore.
Me të mbërritur në vendngjarje policia e ka dërguar të miturin në spital, nga ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka nisur një hetim për rastin.
Top Channel