Situatë e pazakontë/ Radhë 3 km e gjatë në Kakavijë, dyndje makinash për të hyrë në Greqi para 16 gushtit

13/08/2020 11:19

Një situatë e pazakontë po ndodh në kufirin me Shqipërisë dhe Greqisë.

Radhë të gjata deri në 3 km regjistrohen aktualisht nga pika e kontrollit në Kakavijë.

Vonesat po shkaktohen nga dyndja e njëkohshme e qindra mjeteve që nxitojnë të hyjnë në shtetin grek para datës 16 gusht, e përcaktuar si afati i fundit kur karantinimi nuk është i detyrueshëm.

Aktualisht ka persona që gjenden në pritje prej më shumë se 8 orësh.

Procedura e përpunimit të dokumentacionit në anën greke të kufirit është e dyfishuar edhe për shkak të kryerjes së testimit me përzgjedhje për Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA