Humb jetën në Durrës një 10-vjeçar nga Kosova/ U mbyt duke u larë në pishinë
12/08/2020 13:26
Një i mitur ka humbur jetën në Durrës.
Mësohet se sot, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel