Gruaja e parë amerikane me ngjyrë që do garojë/ Biden zgjedh senatoren Kamala Harris në zgjedhjet për president

11/08/2020 22:54

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka zgjedhur senatoren Kamala Harris si kandidate për nën-presidente në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Biden, që ka shërbyer si nën-president gjatë udhëheqësisë së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ishte zotuar se do të përzgjidhte një grua për pozitën e nën-presidentes.

Biden ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se lajmëron me nderin më të madh përzgjedhjen për pozitën e nën-presidentes.

Ai e ka cilësuar senatoren Harris si luftëtare të guximshme dhe një nga shërbyeset më të mira të SHBA-së.

Ajo është gruaja e parë amerikane me ngjyrë që do garojë për këtë pozitë.

Harris, dikur rivale e Bidenit në garën për pozitën kryesore në Shtëpinë e Bardhë, është konsideruar për kohë të gjatë si politikane që do të mund të garonte me ish-nënpresidentin amerikan.

Ish-Prokurorja e Përgjithshme e Kalifornisë ka bërë thirrje për reforma policore në kohën e protestave kundër-racizimit javë më parë në SHBA.

Kush është Kamala Harris?
Kandidatja demokrate ka lindur në Kaliforni nga dy prindër imigrantë: nëna indiane dhe babai nga Xhamajka.

Ajo ka studiuar në Universitetin Howard, një prej institucioneve arsimore më të njohura të studentëve me ngjyrë.

Ajo e ka përshkruar kohën e kaluar atje si një prej përvojave më edukuese të jetës së saj.

Harris e përmend shpesh se asnjëherë nuk e ka pasur problem identitetin e saj dhe e përshkruan veten vetëm si “amerikane”.

Ajo pati thënë për Washington Post më 2019 se politikanët nuk duhet të kategorizohen në bazë të ngjyrës apo të kaluarës së tyre.

“Unë mendoj se: Jam kjo që jam. Jam në rregull me këtë gjë. Ndoshta juve ju duhet kohë, mirëpo unë jam në rregull”, pati deklaruar ajo./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA