Liverpooli ka njoftuar nënshkrimin me anësorin e majtë, Kostas Tsimakas, për 11.75 nga Olympiacosi. 24-vjeçari grek, i cili ka luajtur tri ndeshje me përfaqësuesen helene, bashkohet me kampionët e Premier League-s teksa firmosi kontratën në terrenin e stërvitjes në Melwood, të hënën.

Tsimikas bëri debutimin me skuadrën e Olympiacosit në dhjetor 2015 dhe deri atëherë numëron 86 paraqitje në total për klubin grek.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Për mua, është klubi më i madh në botë. Është nder të jem këtu dhe do të jap më të mirën,” – tha Tsimikas për Liverpoolfc.com.

Tsimikas do të veshë fanellën me nr. 21 në “Anfield”. Jurgen Klopp beson se afrimi i tij do të sigurojë konkurrencë të shëndetshme në krahun e majtë me titullarin Andy Robertson.

“Ne e kemi vëzhguar Kostasin për një kohë të gjatë dhe jemi vërtet të lumtur që ai na është bashkuar,” – tha trajneri gjerman në faqen e internetit të klubit.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA