Një aksident është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme në Tiranë.
Një motor është përplasur me biçiklistin e mitur, shtetasin A.H., 8 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 06.08.2020, rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori, mjet motorr me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me biçiklistin e mitur A.H., 8 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel