Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit Një turist dëmtoi aksidentalisht një vepër historike arti në një muze në Itali ndërsa pozonte për një fotografi para saj.
Vepra e skulptorit italian Antonio Canova, është e ekspozuar në muzeun Gypsotheca Antonio Canova në Italinë e veriut dhe tani, asaj i mungon një gisht. Versioni në mermer i saj gjendet në galerinë Borgese në romë.
Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, karabinierët në itali ia kanë dalë mbanë ta identifikojnë turistin austriak që dëmtoi statujën e pauline bonaparte në muzeun afër Trevizos.
“Hetimi u krye nga karabinierët në bashkëpunim me autoritetet e muzeut dhe u bë i mundur identifikimi i autorit të dëmit të shkaktuar ndaj statujës”, u shpreh Komandanti i Karabinierëve.
Bëhet fjalë për një turist austriak rreth të pesëdhjetave që sipas karabinierëve u lokalizua dhe u kontaktua në Austri.
Top Channel